Nis Botërori i Klubeve
Botërori i klubeve zhvilloi sot ndeshjen e parë. Skuadra japoneze Kashima mundi me rezultatin 2 – 1 neozelandezen Okland Siti në takimin e luajtur në Jokohama. Një fitore me përmbysje për japonezët që kalojnë në çerekfinale ku do të përballen me afrikanojugorët e Mamelodit.
Real Madrid, kampion i Europës në fuqi, e nis nga faza gjysmëfinale. Në këtë pikë të aktivitetet fillon garën edhe kampionia e Amerikës së Jugut, Atletiko Nacional.
Tv Klan