Foto/ Dëbora në kryeqytet, institucionet: Bëni kujdes me lëvizjen
Kryeqyteti është zbardhur nga dëbora, mbrëmjen e së mërkurës.
Pas 32 vitesh e gjithë Tirana u mbulua nga dëbora. Gjithashtu qyteti i Durrësit, Fierit dhe Elbasanit janë përfshirë nga dëbora.
Policia Rrugore njofton gjithë drejtuesit e automjeteve se lëvizja Tiranë – Durrës dhe anasjelltas të kryhet me zinxhirë.
Ndërkohë, reshjet intesive të dëborës kanë bërë që të ketë trafik të rënduar në rrugën e Rinasit, ndërsa deri më tani raportohen aksidente pa pasoja të rënda.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar menjëherë në rrjetin social Facebook, duke këshilluar qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të bëjnë kujdes, me makinë dhe në këmbë, si dhe njofton se policia është në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë kohës.
Edhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj u shpreh se, gjatë natës së sotme pritet që temperaturat të jenë nën zero dhe trashësia e dëborës arrin në 5 centimetra.
Ai i bëri apel qytetarëve që të bëjnë kujdes në rrugë, si për drejtuesit e automjeteve ashtu edhe për këmbësorët. Veliaj tha se nata e mëngjesi do të kenë ngrica në rrugë e trotuare.
Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia ka mbi 1200 punonjës në terren.
/tvklan.al
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”109″ ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser”]