Nis Europiani i Peshëngritjes
Peshëngritësit shqiptarë nisën garimin në Europian që po zhvillohet në Kroaci. Të parët në pedanë ishin Arbër Çerçizi dhe Romario Avdiraj, të cilët e mbyllën në vendin e nëntë dhe të dhjetë për peshën e deri 63 kilogramë.
Çerçizi u paraqit më mirë në stilin e shkëputjes, ndërsa Avdiraj në të shtytjes. Në Europianin e peshëngritjes që nisi të dielën Shqipëria përfaqësohet me 10 sportistë.
Tv Klan