Nis faza e dytë e mobilizimit të rekrutëve në Elbasan (20 tetor 2000)


Nis faza e dytë e mobilizimit të rekrutëve në Elbasan (20 tetor 2000)

13:01 20/10/2000

Ka nisur faza e dytë e mobilizimit e rekrutëve të rinj në prefekturën Elbasan. Kjo është quajtur si faza më e suksesshme përsa i përket ndërgjegjësimit të të rinjve. Pushteti lokal gjatë kësaj kohe nuk pati merita të veçanta në sensibilizimin e shtetasve pasi u mor me fushatën e elektorale. Përkushtimi u vu re nga kuadrot e qendrës së mobilizimit.

Megjithatë 300 të rinj në gjithë prefekturën Elbasan, preferuan të derdhin shumën prej 4 milion lekësh të vjetra për tju njohur shërbimin ushtarak.

240 prej tyre i përkasin rrethit të Elbasanit dhe 60 të tjerë nga rrethet Peqin, Librazhd dhe Gramsh. Shteti ka përfituar një shumë prej 120 milion lekësh të reja. Këta rekrutë do të kryejnë shërbimin ushtarak në Elbasan, Tiranë dhe Korçë./tvklan.al






Të ngjashme