Nis faza e dytë e restaurimit të ministrive – (30 Nëntor 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Faza e dytë e punimeve për restaurimin e ministrive dhe kthimin e tyre në identitet, ka filluar. Bashkia e Tiranës është veshur që dje kështu, pasi firma gjermane do të ndryshojë pamjen e saj. Faza e dytë e projektit të ndërmarrë nga Ministria e Kulturës, përfshin restaurimin e Bashkisë, Ministrisë së Punëve Publike, si edhe Ministrinë e Rendit.
Në fazën e parë të këtij projekti u restauruan tre ministritë e tjera. Një grup punë me specialistë të sektorit të arkitekturës bashkëkohore, pranë Institutit të Monumenteve, ndjekin nga afër këto punime. Të gjashtë ministritë i përkasin periudhës së vitit 1930, arkitekturë e cila në restaurim, do të ruhet e pandryshuar. 20 milion lekë është fondi që është akorduar për nga qeveria për vazhdimin e këtyre punimeve për ta kthyer qendrën historike të Tiranës, ashtu si 70 vjet më parë./tvklan.al