Nis faza e dytë e rikonstruktimit të fasadave të ministrive (21 maj 2001)


Nis faza e dytë e rikonstruktimit të fasadave të ministrive (21 maj 2001)

14:44 21/05/2001

Ka afërsisht 2 javë që puna për rikonstruktimin e fasadave ka rinisur për pjesën e dytë “Kthim në identitet”. Në të janë përfshirë Bashkia e Tiranës, lënë përgjysmë nga faza e parë, Ministria e Rendit Publik dhe Ministria e Punëve Publike. Për këtë Ministria e Kulturës ka përzgjedhur përmes tenderit, 3 firma shqiptare që sipas saj kanë përvojë në ndërtim dhe kanë dhënë prova në rikonstruksione.

Bashkinë e ka marrë përsipër firma “Panalb Shpk” e cila në CV-në e saj ka rikonstruktuar Prokurorinë. Me 13 milionë e 200 mijë lekë të reja, brenda 25 ditëve kjo firmë nga Tirana do të përfundojë bashkinë. Ndërsa Ministria e Punëve Publike po rikonstruktohet nga firma “Bushati Shpk” po nga Tirana e cila njihet për punën e bërë nga Ministria e Arsimit. Për këtë do të shpenzohen 17 milionë lekë brenda 45 ditëve.

Ministria e Rendit Publik dhe ajo e Pushtetit Lokal, janë marrë përsipër nga firma “Edicom Shpk” që nga Agjensia e Prokurimit është vlerësuar puna e bërë në Pallatin e Kongreseve. Për këtë bllok ministrish pritet të shpenzohen 23 milionë lekë. Fondi për “Kthim në identitet” është dhënë nga qeveria, ndërsa Ministria e Kulturës ka vendosur supervizor Institutin e Monumenteve dhe Ministrinë e Punëve Publike, njëkohësisht dhe kërkon zbatimin e afatit kohor./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme