Nis festa e Rio 2016


Nis festa e Rio 2016

09:30 06/08/2016

Ceremonia e hapjes e zhvilluar në Rio De Janeiro ishte mbresëlënëse jo për pomozitetin e saj, por për ngjyrat e shumta dhe mesazhin e dhënë. Natyra, e shkuara dhe e sotmja e Brazilit ishin pjesë e spektaklit në stadiumin “Maracana”, ku shumë vende mbetën bosh.

Një lojë dritash, muzikë dhe pjesëmarrja e shumë akrobatëve ishin thelbi i kësaj ceremonie që nisi në orën 1 pas mesnate me kohën shqiptare.

Fusha u kthye në një ekran gjigand, ndërsa fishekzjarre të shumtë u hodhën nga çatia e stadiumit. Nga pyjet e Amazonës në qytetet e sotme, në një lojë grafike e ndërthurur me veprimet e pjesëmarrësve në spektaklin që zgjati thuajse 1 orë.

Gjatë ceremonisë u dha edhe një mesazh për ngrohjen globale. Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi edhe modelja braziliane Zhizel Bund’hen me parakalimin e saj.

Në fund radha ishte e ekipeve të parakalonin, ku nuk munguan ai i Shqipërisë dhe i Kosovës, ky i fundit debutues në një eveniment të këtij niveli. Luiza Gega dhe Majlinda Kelmendi ishin flamurmbajtëset e dy ekipeve shqiptare.

Flaka olimpike u ndez pas një rrugëtimi të gjatë nga tempulli i herës në Greqi. Ajo do të ndriçojë në stadiumin “Maracana” deri në ditën e fundit të lojërave të 31 olimpike verore, më 21 Gusht.

Tv Klan






Të ngjashme