
Nis festivali mbarëkombëtar folklorik për fëmijë
1 Qershori erdhi ndryshe në qytetin e Tepelenës. Fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë rezervuan për bashkëmoshatarët e tyre një mbrëmje teatri. Pas suksesit në Tiranë, “Rozi dhe Kopshti Magjik”, u luajt në sheshin e qytetit, në qiell të hapur, në mbrëmjen e së enjtes.
Trupa e fëmijëve artistë nga Tirana bashkë me mesazhin e teatrit për tu ushqyer shëndetshëm, me fruta dhe perime mblodhi të vegjël e prindër në qendër të Tepelenës.
Monika Lubonja drejtorja e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë thotë së ky është vetëm fillimi i lëvizjes së shfaqjeve nëpër rrethe.
Teatri “Rozi dhe Kopshti Magjik” çeli Festivalin Mbarëkombëtar Folklorik për Fëmijë. Takimi i dytë me grupet artistike nga gjithë trevat e Shqipërisë nën këmbët e kalasë së Gjirokastrës dhe nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, do të sjellë për spektatorin e vogël deri në 3 qershor një program të veçantë shfaqesh. Gjatë përgatitjeve për prezantimin e më të mirës së muzikës, koreografisë dhe etnografisë krijuar ndër shekujsh, femijet u pershendeten edhe nga kryeministri Edi Rama.
Tv Klan