Nis funksionimi i urgjencave në plazhe


Nis funksionimi i urgjencave në plazhe

14:44 29/06/2016

Në të gjithë vijën bregdetare ka nisur funksionimi i urgjencave mjekësore, me shërbim pa ndërpreje deri në Shtator.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, bën me dije se, ndryshe nga një vit me parë, urgjenca shëndetësore me shërbim 24 orësh do të këtë edhe në disa pika turistike malore.

Në kuadër të programit të financimit italian, urgjencat mjekësore të spitaleve Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Sarandës do të marrin mbështjetje financiare për pajisje, vendosje protokollesh dhe rritjen e njohurive dhe aftësive profesionale të mjekëve dhe infermierëve që punojnë në to.

Tv Klan






Të ngjashme