Nis gjyqi për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

Mimoza Margjeka

Nis gjyqi për ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka

18:00 06/10/2021

Akuzohet se mori 4 mijë Euro ryshfet

Ish gjyqtarja Mimoza Margjeka dhe 4 të pandehurit e tjerë për dosjen e korrupsionit në Gjykatën e Apelit Korçë do gjykohen me gjykim të zakonshëm.

Në seancën gjyqësore u rrëzua kërkesa e Klaudio Zhillës dhe Nejton Balit për gjykim të shkurtuar, duke bërë që procesi të vazhdoj me marrje dëshmish dhe shqyrtim provash në themel. Vetë ish-gjyqtarja i hodhi poshtë akuzat.

SPAK akuzon Margjekën, se nëpërmjet avokatit Skënder Demira, bashkëshortit Arben Cara, i ka marrë Nejton Balit një vlerë prej 6 mijë eurosh për të nxjerr nga qelia një të hetuar.

Tv Klan






Të ngjashme