Nis greva e shoferëve të taksive në Tiranë – (18 Janar 2001)


Nis greva e shoferëve të taksive në Tiranë – (18 Janar 2001)

10:25 18/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kështu nisi sot greva njëorëshe e shoferëve të taksive. Parkimi i 50 makinave të tyre në sheshin “Nënë Tereza”. Ky manifestim i tillë, kishte me vete lejen e policisë së qarkut Tiranë. Kjo përfaqësi e sindikatës së taksistëve, ka vendosur 5 ditë afat bashkisë dhe Ministrisë së Transporteve për të zgjidhur kërkesat e tyre.

“Në urojmë që problemet tona të zgjidhen, sa më shpejtë dhe paqësore, por brenda 5 ditëve ne presim një afat, në të kundërtën, shoferët janë të gjithë të vendosur, nuk ka asnjë tolerim, do arrijmë deri në bllokimin e rrugëve, nëse nuk na plotësojnë pikat tona që janë shumë të thjeshta”.

Përsa i përket konkurrencës me taksitë e pa licencuara, këta shoferë zgjidhjen e quajnë të thjeshtë, vetëm zbatimi i ligjit largon taksitë me targa të bardha. Sektori i transportit që varet nga bashkia është duke studiuar vendin e përshtatshëm për qëndrimin e automjeteve, duke bashkëpunuar kështu edhe me policinë rrugore, për gjobitjen e të pa licencuarve./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme