Nis heshtja zgjedhore në Malin e Zi


Nis heshtja zgjedhore në Malin e Zi

15:37 29/08/2020

Shqiptarët përfaqësohen të ndarë nga dy lista

Në Malin e Zi zhvillohen këtë të dielë zgjedhjet e parlamentare. Partitë shqiptare garojnë të ndara në dy grupime: Lista shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar.

Lista shqiptare është grupimi më gjithëpërfshirës, pjesë e të cilit janë 5 parti shqiptare, Alternativa, Forca, Lidhja Demokratike, Unioni i Tuzit dhe Perspektiva.  

Ky grupim synon të marrë të paktën 2 deputetë në Parlamentin 81 vendësh të Malit të Zi. Pjesë e këtij koalicioni janë edhe Nik Gjeloshaj që fitoi bindshëm zgjedhjet në komunën e riformuar të Tuzit në Mars të vitit të kaluar dhe Genci Nimanbegu, një ndër 3 deputetët shqiptarë të legjislaturës së fundit.

Në zgjedhjet e nesërme konkurrojnë 11 lista zgjedhore, 6 nga koalicione dhe 5 nga parti politike. Në këto votime kanë të drejtën e votës rreth 540 mijë zgjedhës, ndërsa janë ngritur mbi 1200 qendra votimi.

Krahas zgjedhjeve parlamentare, nesër në Mal të Zi zhvillohen zgjedhjet edhe për pushtetin vendor në 5 komuna.

Tv Klan






Të ngjashme