Nis hetimi për pasurinë e deputetit Alfred Peza
Pasuria e deputetit socialist Alfred Peza do të hetohet nga ILDKPI, pas bërjes publike të aksioneve të një banke me vlerë 1 milion dollarë. ILDKPI ka nisur menjëherë një hetim administrativ për deklaratat e interesave privatë të deputetit Peza.
Mësohet se objekt i këtij kontrolli do jenë dhe familjarët e deputetit, bashkëshortja, fëmijët si dhe personat e lidhur me Pezën./tvklan.al