Shqipëria në karantinë
Qytetarët në rrugë edhe pas orës 22:00
“Ora shënon 22:00, por jo të gjithë këmbësorët kanë respektuar vendimin për të qëndruar në banesë. Në rrugët e Tiranës vijon të ketë lëvizje qytetarësh, pavarësisht se është në fuqi ora policore”.
Vendimi për të mos lëvizur pas orës 22:00 i ka kapur të papërgatitur shumë qytetarë. Makina të shumta kanë vijuar të lëvizin në rrugë e Tiranës, por jo vetëm.
Policia ka ngritur postblloqe dhe shumë persona që kanë shkelur orën policore kanë marrë vetëm këshillim. Por në disa raste edhe janë gjobitur nga uniformat blu.
Qytetarët që lëviznin nëpër rrugë shprehen se po kthehen nga puna. Por ka dhe nga ata që nuk i respektojnë masat me vetëdije të plotë.
Duket se ata që kanë respektuar më shumë masat janë baret dhe restorantet. Ata kanë mbyllur aktivitetin para orës 22:00.
“Të paktën deri më 2 Dhjetor çdo person duhet të qëndrojë në banesë, përveçse rasteve kur do te marrë leje”.
Tv Klan