Nis lëvizja në kufirin me Francës dhe Britanisë

Kamionët

Nis lëvizja në kufirin me Francës dhe Britanisë

20:49 23/12/2020

Kamionët e bllokuar në kufirin mes Britanisë dhe Francës kanë filluar të lëvizin sërish pas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Rreth 3,800 kamionë ishin bllokuar në një pistë aeroporti në Manston që të dielën pas zbulimit të një varianti të ri të COVID.

Një ditë më parë, Franca ra dakord me Britaninë që të lejonte lëvizjen e kampionëve vetëm nëse shoferët e tyre do të kishin test negativ për koronavirusin.

Mes shoferëve dhe policisë ka pasur disa përplasje, pasi kanë pritur gjatë për të bërë testin dhe për të marrë përgjigjen që u mundëson atyre kalimin e kufirit. Policia e Kentit tha se një burrë është në paraburgim pasi u arrestua për pengimin e lëvizjes në Dover.

Sekretari i Transportit Grant Shapps paralajmëroi se kishte vonesa të mëdha dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin udhëtimet në Kent.

Kaos në kufi u shkaktua pasi Franca dhe vendet e tjera të BE mbyllën kufirin me Britaninë pas zbulimit të një varianti të ri të COVID./tvklan.al






Të ngjashme