Nis me shtyrje gjyqi për dosjen “Xibraka”
Këta janë kolumbianët Valther Moreno dhe Cesa Avila, të arrestuar si persona që bënin ndarjen e kokainë në laboratorin e Xibrakës.
Ata kanë dalë para Gjykatës për Krimet e Rënda sëbashku me Ilir Hysenin, për Prokurorinë, një nga persona kyç në funksionin e këtij rrejti.
I pandehur në këtë proces është dhe Ermal Hoxha, nipi i ish – diktatorit Enver Hoxha.
Por ai nuk ka qënë i pranishëm në këtë seancë, duke u përfaqësuar nga avokati i tij. Në këtë proces do të gjykohet në mungesë Genci Xhixha, që sipas hetimeve dyshohet se është njoftuar përpara arrestimeve. Që nga ajo ditë vendndodhja e tij është enigmë.
Pas verifikimit të palëve, gjykata vendosi të shtyjë seancën, pasi mungonte avokati Ferdinad Doja, i cili përfaqëson dy të akuzuarit Valter Moreno dhe Ilir Hyseni.
Ndërkohë që kolumbianët kërkuan që një pjesë e akteve të dosjes të përkthehen në spanjisht, pasi ata nuk janë njohur.
Për këto arsye, gjykata caktoi datën 16 Maj për zhvillmin e seancë tjetër.
Xhevahir Zhabina/Tv Klan