Antikanabisi, policia 30 % fluturime më shume se në 2017


Antikanabisi, policia 30 % fluturime më shume se në 2017

10:14 29/03/2018

Policia e Shtetit parashikon të realizojë 30% fluturime më tepër se viti 2017, për të identifikuar sipërfaqet e kultivuara me kanabis. Për këtë qëllim, ashtu si vitet e kaluara, Policia e Shtetit do të mbështetet nga Policia Italiane e Guardia Di Finanza.

Ky fakt u konfirmua në një takim të delegacionit të Guardia Di Finanzës, me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe krerë të policisë. Parashikohet që grupet kriminale të hetohen nga një grup i përbashkët policor shqiptaro- italian.

"Pjesa më e rëndësishme e këtij projekti është ngritja e ekipeve të përbashkëta hetimore për hetimin e trafikantëve, me policinë italiane dhe ato europiane, për të bërë të mundur analizimin e çështjeve duke identifikuar asetet kriminale dhe sekuestrimin e tyre".

Policia shqiptare tashmë ka hartën e saj dixhitale të sipërfaqeve të tokave, pyjeve, tuneleve dhe tokave ku janë kultivuar kanabis. Veliu tha se puna për parandalimin e zonave të kultivuara ka nisur prej dy muajsh.

Tv Klan





Të ngjashme