Nis ndërtimi i shtëpive, pallateve dhe shkollës
Rama: Të punohet me shpejtësi për rindërtimin
Në Thumanë janë hedhur themelet e disa shtëpive dhe të shkollës që do të shërbejë për komunitetin e mbetur të pastrehë nga tërmeti i një viti më parë dhe që do të banojë në këtë zonë të re.
Janë 145 banesa individuale që do të ndërtohen në këtë zonë dhe disa pallate. Një pjesë e rindërtimit të banesave po bëhet edhe me ndihmën e fondacioneve të bamirësisë.
“Jemi në nivelin e gjithë betonimit të skeletit të shtëpive”. “Kjo do jetë super, duhet të fillojmë dhe krujën dhe jemi në rregull”.
Pas disa javësh pritet të fillojë edhe investimi i Emirateve të Bashkuara në zonën e Spitallës në Durrës. Në total janë 36 mijë familje që përfitojnë nga procesi i rindërtimit, 8 mijë prej të cilave marrin shtëpi të re, pasi banesat nuk mund të rikonstruktoheshin pas dëmtimeve të marra.
Tv Klan