Nis ofensiva historike në Mosul kundër ISIS


Nis ofensiva historike në Mosul kundër ISIS

07:30 17/10/2016

Ka nisur në Mosul operacioni historik për rimarrjen e qytetit irakian nga duart e Shtetit Islamik.

Më shumë se 25 mijë trupa ushtarake ku bëjnë pjese forcat e qeverise irakiane, trupat amerikane dhe luftëtarët kurd “Peshmerga”, kanë nisur ofensivën ushtarake kundër atij që njihet de facto si kryeqyteti i Shtetit Islamik.

Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak dhe frika e Kombeve të Bashkuara është se 1.5 milionë banoret e tij mund të përdoren si mburoja njerëzore nga luftëtarët e ISIS.

Sipas reportereve në terren, luftimet do te zbresin edhe neper rrugët e qytetit duke rrezikuar gjithnjë e më shumë banorët që kanë mbetur brenda rrethimit.

Qeveria irakiane ka lënë një korridor të lire nga Mosuli drejt Sirise për luftëtarët e ISIS në mënyrë që këta të largohen drejt Sirisë dhe të shmangen luftimet e përgjakshme. Veprimi u kritikua nga Moska pasi kjo do të përkeqësoje situatën e rëndë në Siri./ TV KLAN






Të ngjashme