Nis pastrimi i “xhunglës”


Nis pastrimi i “xhunglës”

08:54 24/10/2016

Më shumë se 1200 oficerë policie dhe zyrtarë në Francë kanë nisur operacionin për të pastruar “xhunglën”, kampin e emigrantëve në Calais.

Autoritetet thonë se rreth 7 mijë persona jetojnë në këtë kamp në kushte të mjerueshme.

Me dhjetëra emigrantë u nisën me autobusë mëngjesin e sotëm në drejtim të kampeve të tjera të refugjatëve nëpër Francë. Megjithatë, sipas BBC, ekziston frika se ata mund të refuzojnë që të largohen pasi disa prej tyre dëshirojnë të shkojnë në Britani dhe gjatë fundjavës ka patur përleshje.

Britania ka nisur të pranojë rreth 1300 fëmijë të pashoqëruar nga ky kamp.

Grupi i parë mbërriti nën rregullat e “amendamentit Dubs”, që i mundëson strehim më të pambrojturve.

kampi

Organizatat e bamirësisë po ndihmojnë autoritetet franceze për të proceduar me minorenët që ndodhen në kamp, duke zhvilluar intervista dhe duke vendosur se kush do të transferohet në Britani.

Kampi “xhungla” ka parë varfëri e dhunë, teksa emigrantët, kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme, tentonin të merrnin kamionë për në Britaninë e Madhe, duke u përlasur me drejtuesit e tyre ashtu sikurse policinë./tvklan.al





Të ngjashme