Nis procesi gjyqësor për Zani Çaushin (12 tetor 1998)


Nis procesi gjyqësor për Zani Çaushin (12 tetor 1998)

11:40 12/10/1998

Ka nisur procesi gjyqësor ndaj personit më të akuzuar të Marsit 1997 Myrteza Çaushi i njohur si Zani dhe anëtarët e bandës së tij.Myrteza Çaushi, Afrim Rami,Pëllumb Bajrami,,Gjik Gerdhuci,Kastriot Gerdhuci, Renato Sadiku, Leonard Ndrizi ,Edison Mali, Taulant Shyti, Edmond Ture, Ferdinand Tafiti, Skerdian Bajrami,Renato Çerçizi dhe Tahir Hiraj jane ulur sot në bankën e te akuzuarve pas 13 muajsh në qelinë e burgut. Zani Çaushi akuzohet për ngjarjet e Marsit 1997 në Vlorë për krijimin e bandave të armatosura, vrasje dhe grabitje. Seanca gjyqësore drejtohej nga Martin Deda. Zani Çaushi kërkon që Alkelina Gazidede pjesë e trupit gjykues, të mos marrë pjesë në gjykimin e kësaj çeshtje pasi sipas tij, ajo ka lidhje familjare me ish shefin e SHIKut. Kërkesa pranohet dhe në vend të saj vihet gjyqtari Arben Micka.

Pamje Zani Caushi dhe banda e tij në gjyq, pamje gjyqtari Martin Deda, Alkalina Gazidede, gjyqtari Arben Micka. Prokurori Xhevat Hana./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme