Nis procesi i mbledhjes së armëve në fshatrat e Gramshit (26 Janar 1999)
Vetëm 10 mijë armë kanë mbetur në duart e banorëve të Gramshit. Pjesën tjetër të armëve dhe municioneve, gramshiotët e kanë shitur në rrethe të tjera dhe në shtetet fqinje si Greqi dhe Itali. Për të çarmatosur gramshiotët në mënyrë vullnetare, PNUD-i në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare dhe organet e pushtetit lokal ka organizuar programin “Të dorëzojmë armët në emër të zhvillimit” .
Shuma prej 535 mijë dollarë të këtij programi janë vënë në shrbim të rrethit të Gramshit për rregullimin e rrugëve, urave dhe lidhjet telefonike të fshatrave dhe komunave. PNUD-i i ka dhuruar komisariatit të Gramshit 3 autovetura të reja për lëvizjet nëpër fshatra për grumbullimin e armëve. Deri tani janë grumbulluar 600 armë, 3840 granata dhe 2 milion fishekë. Depot ushtarake dhe uzina që ka prodhuar armët janë vënë nën masa të rrepta të sigurisë. Sot procesi i grumbullimit të armëve ka filluar me fshatin Tunjë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame