Nis puna për ndërtimin e 524 apartamenteve në Laç
Kompania turke: Do të jenë gati brenda 1 viti
Në këtë sipërfaqe prej 72 mijë metër katrorë do të ndërtohen jo vetëm me paratë e qeverisë turke, por nga ekipe ndërtimi të ardhura nga Turqia 524 apartamente të reja në Laç.
Administratori turk i kantierit të rindërtimit premton se fiks një vit më pas do të dorëzohen çelësat e apartamenteve të reja për të gjitha familjet që ngelën të pastreha në 26 Nëntor në këtë zonë.
Ndërkohë, në Durrës 6100 familje nga 10.220 që janë listuar në 3 kategoritë e pronarëve të banesave të dëmtuara që mund të riparohen, kanë marrë grantet e rindërtimit dhe kanë nisur punimet.
Një tjetër lagje që do të ndërtohet nga e para me fondet e Emirateve të Bashkuara është Spitalla në Durrës, e ku Kryeministria ka lajmëruar se do të nisin punimet shumë shpejt.
Tv Klan