Nis punën komisioni hetimor për “IMSI Catcher”


Nis punën komisioni hetimor për “IMSI Catcher”

15:20 31/10/2016

Në mbledhjen e parë të tij, Komisioni hetimor mbi pajisjen e përgjimit “IMSI Cathcer” vendosi të thërrasë për të dëshmuar Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, Kreun e Shërbimit Inteligjent Visho Ajazi Lika, Kreun e SHKB-së së burgjeve, si dhe disa zyrtarë të lartë të policisë.

Opozita pretendon se disponon fakte e prova që sipas saj faktojnë se në dhunim të Kushtetutës dhe në cënim të sigurisë kombëtare, autoritetet e Ministrisë së Brendshme kanë përgjuar Presidentin e Republikës, deputetë të opozitës, diplomatë të akredituar në Tiranë, zyrtarë të lartë, politikanë, gazetarë e biznesmenë.

Por deputetët e mazhorancës u shprehën se puna e komisionit bie ndesh me hetimet që ka nisur Prokuroria e Tiranës.

Janë 17 zyrtarë të lartë të cilët do të thirren të dëshmojnë në komision, ndërkohë që Prokuroria ka nisur një hetim për pajisjen, ku janë marrë në pyetje zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit.

Tv Klan






Të ngjashme