Dështon kontrolli i SHISH


Dështon kontrolli i SHISH

13:17 19/05/2014 Komisioni per SHISHGrupi i kontrollit për Shërbimin Informativ Shtetëror që u miratua në fund të prillit nga mazhoranca në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, ka mbërritur në zyrat e shërbimit sot paradite.

Ky grup i përbërë nga 3 deputetë të mazhorancës, pasi opozita nuk mori pjesë është pritur nga kryetari i SHISH, Visho Ajazi Lika.

Por ata nuk kanë mundur të ushtrojnë kontrollin, pasi janë vënë në dijeni nga kreu i SHISH se më parë duhet plotësuar kuadri ligjor.

Sipas ligjit për funksionimin e SHISH, veprimtaria e këtij institucioni mund të kontrollohet nga një nënkomision i posaçëm por një nën komision i tillë nuk ekziston.

Kontrollet sipas nenit 102 të rregullores së Parlamentit nuk vlejnë për SHISH, pasi raportet e kontrollit duhet të bëhen publikë.

Por në rastin e SHISH, të dhënat nuk mund të bëhen publike.

TV KLAN





Të ngjashme