Nis rehabilitimi i rrugës “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio (10 Maj 2001)


Nis rehabilitimi i rrugës “Aleksandër Moisiu” në Kinostudio (10 Maj 2001)

15:20 10/05/2001

Kjo është rruga “Aleksandër Moisiu” e degraduar prej shumë vitesh dhe e shtruar mëse dy herë, për shkak të gropave të mëdha është kthyer në problem për qarkullimin e automjeteve. Kjo ka qenë dhe arsyeja që Bashkia e Tiranës e planifikoi për rehabilitim të plotë në grafikun e rrugëve të kryeqytetit. Punimet janë përuruar sot nga vetë kryebashkiaku Rama.

Do të asfaltohet 1 km rrugë duke përfshirë sistemimin në të gjitha parametrat. Kanalizimet e ujërave të bardha dhe të zeza si dhe rregullimin e trotuareve sëbashku me ndriçimin. Afati i përfundimit është 2 muaj ndërsa fondi që do të shpenzohet në këtë segment rrugor është 120 milionë lekë të reja./tvklan.al






Të ngjashme