Nis rehabilitimi i rrugës Lezhë – Hani i Hotit – (17 Maj 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Një nga akset kryesore e daljes për në Mal të Zi, e për të vazhduar më tej në pjesën veriore të Europës është kjo këtu. Rruga Lezhë – Hani i Hotit është ndërtuar 30 vjet më parë dhe mban peshën kryesore të qarkullimit, që lidh qendrën me zonën veriore. Ndërmarrja e Përgjithshme e Rrugëve ka marrë përsipër rehabilitimin e saj.
Drejtori i Përgjithshëm Adi Shamku, ka zbritur të inspektojë punimet, duke premtuar se shumë shpejt do të nisin punimet për autostradën Lezhë – Shkodër. Kështu kjo rrugë nga kryesore do të kthehet në dytësor. 110 kilometra janë duke u mbushur gropat, për të sjellë në nivel gropat. 400 forca punëtore janë përqendruar në segmentin më të dëmtuar.
Tre drejtoritë rajonale të Tiranës, Kukësit e Shkodrës, kanë vënë në dispozicion 40 mjete transporti për të përfunduar në kohë e për të mos penguar qarkullimin. Rruga nuk është se do të ndryshojë pamje 100%, por ajo arrin të bëhet e kalueshme nga makinat./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti