Nis restaurimi i artefakteve në Stamboll
Restauruesi grek: Kjo punë ka për qëllim të dërgojë një mesazh uniteti
Restauruesi grek Venizelos Gavrilakis përdor mikroskopë, shtupa pambuku për t’i rikthyer lavdinë e dikurshme artefakteve në kishat në Stamboll. Kohët e fundit janë rritur shqetësimet në lidhje me ruajtjen e historisë së tij Bizantine.
Që kur u zhvendos nga Selaniku tetë vjet më parë, Gavrilakis, 44 vjeç dhe kolegët e tij kanë restauruar ikona, afreske dhe piktura në 25 kisha Ortodokse Greke.
Puna e tyre e fundit për restaurimin e objekteve, duke përfshirë një portret të Shekullit të 16-të të Jezu Krishtit, zgjati më shumë sesa ishte planifikuar për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirusin.
Gjatë historisë së krishterë bizantine dhe më pas gjatë sundimit të osmanëve shumë vepra të tilla fetare dhe kulturore u dëmtuan ose humbën gjatë luftës, plaçkitën ose u ndryshuan nga disa piktorë të tjerë.
Gavrilakis është shprehur se restaurimi ka për qëllim të dërgojë një mesazh uniteti dhe jetëgjatësie në një kohë kur pandemia ka mbajtur përkohësisht shumë turistë dhe artdashës larg.
Vendimi i Turqisë vitin e kaluar për të shndërruar Hagia Sophia-n e famshme në xhami, shkaktoi kritika nga disa udhëheqës kishash dhe vendet perëndimore. Disa ekspertë gjithashtu shqetësuan që konvertimi mund të dëmtojë afresket dhe artefaktet e shekullit të 6-të.
Në Stamboll, Gavrilakis dhe ekipi i tij, i quajtur Ieri Parakatathiki Labs, kanë restauruar një portret që i përkiste shekullit të 2 ose 3 para Krishtit.
Klan News