Nis restaurimi i Bashkisë së Tiranës – (8 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Me restaurimin e Bashkisë së Tiranës, ka nisur dhe faza e dytë e projektit “Kthim në Identitet”. Ky objekt ka qenë në gjendje më të dëmtuar se sa ministritë e tjera dhe këtë muaj do të bëhet një rikonstruksion total i fasadës, duke përfshirë ndriçimin dhe trotuaret përreth saj.
Punimet e restaurimit sot janë përqendruar në heqjen e suvasë së vjetër. Më pas do të vijohet me restaurimin e veprave të artit, risuvatimin, vendosja e dritareve dhe lyerja. Fundi i muajit Janar do të shënojë përfundimin e restaurimit të bashkisë, për të vazhduar më pas me restaurimet e tjera./tvklan.al