Nis restaurimi në kalanë e Petrelës – (10 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Kjo është kalaja e Petrelës. Ka disa muaj që punohet për restaurimin e saj, i cili është një investim tërësisht privat që arrin shifrën dhjetë milion lekë. Projekti dhe kriteret janë të vendosura nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në Tiranë, të cilët kontrollojnë hap pas hapi, zbatimin e projektit, në mënyrë që kalaja e Petrelës, të ruajë origjinalitetin e saj ashtu siç u ndërtua 600 vjet më parë.
Faza e parë e këtij investimi përfshin restaurimin e gjysmës së kalasë, shkallareve që të çojnë në të, njërës prej kullave, si dhe ndriçimin e plotë të saj dhe punimet e kësaj faze do të përfundojnë në Janar të vitit 2001. Ky investim do t’i hapi rrugën turizmit, duke gjallëruar sadopak edhe jetën e kësaj zone./tvklan.al