Nis rikonstruksioni i Muzeut Historik Kombëtar – (16 Janar 2001)


Nis rikonstruksioni i Muzeut Historik Kombëtar – (16 Janar 2001)

20:28 16/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Ka nisur rikonstruktimi i Muzeut Historik Kombëtar. Ky muze është më i madhi i këtij lloji në Shqipëri dhe së bashku me Arkivin e Shtetit, përbëjnë dy nga institucionet më të rëndësishme, ku ekzistojnë objekte, monumente dhe dorëshkrime nga më të vjetrat e historisë shqiptare. Kjo ndërtesë është ndërtuar më 28 Nëntor 1981 dhe është mirëmbajtur në gjendje të mirë deri në vitin 1991.

Që nga viti ’91 dhe deri më sot, nuk ka pasur fonde për rikonstruktimin e këtij muzeu tejet të amortizuar. Në lidhje me fillimin e punimeve të rikonstruksionit drejtori i këtij muzeu zoti Moikom Zeqo shpjegon:

Moikom Zeqo:- “Ka gati 10 vjet që nuk është bërë ky rikonstruktim fizik, i cili ka të bëjë me lyerjet, riparimet e mjedisit dhe me ndriçimin në mënyrë të veçantë, sistemin elektrik që është shumë themelor, në muzeumologji, por ajo që është më e rëndësishme është rikonstruktimi shkencor dhe ideor të pavionit të arkeologjisë, të antikitetit dhe të periudhës mesjetare”.

Pritet që muzeu të hapet për vizitorët në fillim të muajit Shkurt./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme