Nis rikonstruksioni i rrugës që lidh autostradën me Krrabën
Rruga që lidh autostradën me Krrabën, me gjatësi 4 kilometra, ka nisur të rikonstruksohet plotësisht nga Bashkia e Tiranës. Punimet që kanë nisur prej gati një muaji. Segmenti i njohur me emrin Mushqeta-Krrabë i shërben mbi 3 mijë banorëve.
Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë:
Më vjen mirë që në fillimin e vitit tonë të dytë, po mbajmë një premtim që dhamë një vit e pak më parë, për rrugën e Krrabës. Më vjen mirë për 3200 banorët që janë rezidentë në Krrabë. Do të kenë një lidhje dinjitoze me kryeqytetin dhe besoj se në kohë rekord siç po punohet, do ta përfundojmë rrugën përpara afatit 6 mujor.
Veliaj theksoi se krahas punimeve për ndërtimin e kësaj rruge, bashkia do të vijojë që të nxisë zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë në këtë zonë, ashtu edhe promovimin e aseteve turistike./TV KLAN