Nis rikosntruktimi i rrugës “Kthesa e Rinasit – Aeroport “(17 Maj 1999)
Ka nisur rikonstruksioni tërësor i aksit rrugor kthesa e Rinasit – Aeroport me gjatësi 5 kilometra. Nga trafiku i automjeteve të rënda të ndihmave dhe atyre ushtarake ky aks rrugor ka pësuar dëmtime të rënda si prishje asfalti, shembje rruge e të tjerë duke sjellë në disa raste dhe aksidente rrugore të lehta si dhe vonesa në lëvizjen e automjeteve.
Pas rikonstruksionit të Aeroportit nga kompania gjermane “Siemens” u ndërtua vetëm një shesh parkimi para hyrjes së Aeroportit Civil ndërsa në këtë aks rrugor as që u vu dorë dhe rruga mbeti po ajo e 40 viteve më parë me përjashtim të pak ndërhyrjeve të lehta nga punonjësit e asfaltimit. Duke u vlerësuar maksimalisht si një arterie kryesore, në planet e kontigjentit ushtarak të dislokuar në Rinas si dhe në kuadër të rikonstrurimit të infrastrukturës rrugore të Shqipërisë nga NATO ka filluar puna për rikosntruksionin tërësor të këtij segmenti duke bërë njëkohësisht dhe zgjerimin për rreth 2 metra e gjysëm të kësaj rruge.
Në pak ditë në sajë të përdorimit të mjeteve të rënda është bërë e mundur përfundimi i mëse një kilometër rrugë si dhe i sheshit të parkimit të automjeteve. Dhe me ritmet që po punohet nga trupat amerikane xheniere pritet që ky aks të përfundojë brenda 10 ditësh e cila përbën një kohë limit të përcaktuar nga planet e shtabit të NATO-s Disiplinimi i qarkullimit të automjeteve nga Policia Ushtarake ka bërë të mos ndërpritet puna dhe qarkullimi por mos të ketë asnjë lloj vonese që do ndikonin në qarkullimin e njerëzve apo ndihmave që vijnë në Aeroportin e Rinasit./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko