Nis rindërtimi i shkollës “Neim Babameto” në Durrës
Rama: Javën e ardhshme mbyllim kontratat individuale
Shkolla Neim Babameto në Durrës është një nga 143 e dëmtuara nga goditja sizmike e Nëntorit të shkuar dhe që do të rindërtohet nga themelet.
Ndërkohë sa i takon strehimit kryeministri premton se javës së ardhshme do të mbyllet procesi i firmosjes së kontratave për ndërtimin e banesave individuale për ata që ia kanë besuar pushtetit lokal dhe nuk kanë marrë grantet për t’i rindërtuar vetë shtëpitë e tyre.
Bashkia e Tiranës është e para që ka nisur ndërtimin e banesave individuale, ndërsa Laçi do të jetë bashkia e parë ku do të nisë ndërtimi i pallateve nga qeveria turke.
Tv Klan