Nis rindërtimi i urës së Peshkatarit (30 Prill 2001)
Kjo është ura e Peshkatarit mbi lumin Erzen e cila u shemb 1 vit e gjysmë më parë si pasojë e gërryerjes së lumit në afërsi të këmbëve të urës nga firmat e ndërtimit. Prej mëse dy muajsh këtu po punohet për ndërtimin e një ure të re e cila do të kushtojë 225 milionë lekë. Ura e re do të ketë një gjatësi rreth 353 metra dhe gjërësi 13 metra dhe puna ka nsisur për shtrimin e platformës në të dy krahët.
Gjithashtu ka nisur puna për ndërtimin e pilotave të cilat kanë një thellësi 16 metra në nivelin e shtratit të lumit. Për ndërtimin e kësaj ure punimet po i kryen një firmë shqiptare e cila ka angazhuar për ndërtimin e kësaj vepre 35 punëtorë. Ndërkohë që një pjesë e punëtorëve punojnë mbi urë, pjesa tjetër po montojnë në kantierin e ndërtimit që ndodhet shumë pranë urës. Ndërtimi i urës do të përfundojë në 15 shkurt të vitit 2002 dhe ndërtimi i kësaj vepre ka një rëndësi të veçantë pasi ura e Peshkatarit është pjesë e Korridorit të 8-të./tvklan.al