Nis sondimi i kodrës në Gjirokastër kur rrezikohej pallati


Nis sondimi i kodrës në Gjirokastër kur rrezikohej pallati

19:20 13/10/2018

Ka nisur sondimi i terrenit shtufor të lagjes “Punëtori” në Gjirokastër, aty ku në Janar të këtij viti, një pallat 6-katësh si dhe disa banesa private, rrezikuan të shembeshin.

Një grup specialistësh po bëjnë shpimet në fundin e kodrës dhe gjatë 36 ditëve do të avancojnë në të gjithë hapësirën që mbart rrezikun si pasojë e pasurimit me ujëra nën dhe mbitokësorë.

Kjo ndërhyrje kryhet pas përpilimit të projektit nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës me vlerën e 4 milionë Lekëve dhe vonesa ka ardhur si pasojë e tenderimit.

Për nënkryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Vangjel Muço, i cili është edhe një prej hartuesve të projektit, pas përfundimit të këtij procesit, qeveria është ajo që do të alokojë fondet për ndërhyrje pasi Bashkia e Gjirokastrës nuk mundet për një investim kaq të madh kapital.

“Me të marrë rezultatet e vlerësimit të preventivit për të parë se ç’fonde do të nevojiten për të realizuar ndërhyrjen dhe do bëjmë vazhdimisht kërkesa pranë qeverisë shqiptare për të bërë ndëryhyrje gjatë vitit 2019”

, nënkryetari i Bashkisë Gjirokastër, Vangjel Muco.

Në 5 Janar të këtij viti, trualli nën pallatin 6-katësh në kodrën e lagjes “Punëtori” pati lëkundje tektonike. Banorët u evakuuan dhe shumë nga ta u strehuan në konvikt dhe në hotele. Pas disa javësh, familjet u rikthyen në pallat dhe sot e kësaj dite ata jetojnë me frikën e shembjes së godinës./

abcnews.al






Të ngjashme