Nis “Duplex” në Tv Klan, JVM sjell prapaskenat (Video)
“Duplex” është emisioni më i ri që ka nisur transmetimin këtë të shtunë në Tv Klan.
Në nisje të sezonit të ri, “Jo Vetëm Modë” solli prapaskenat e emisionit të parë të humorit në televizionin mbarëshqiptar më të ndjekur. Gjatë xhirimeve të puntatës së parë aktorët e emisionit rrëfyen emocionet e përballjes me publikun e Tv Klan. “Ky është emisioni i parë i humorit në Tv Klan pas kaq vitesh. Sot nis epoka “Duplex”
” tha Julian Deda. https://youtu.be/aGMqgzsPX14?t=59m22s Ndërkohë aktorja Eliona Pitarka tha se edhe pse është prej 3 vitesh pjesë e stafit, televizioni i ri dhe skena gjigande e bëjnë të ndihet si të ishte hera e parë që del në skenë. “Jam prej tre vitesh pjesë e stafit dhe sot është sikur të kem dalë për herë të parë. Ndoshta televizion i ri, emocione të reja. Përgjegjësi më e madhe, skena gjigande e shndritshme dhe unë ndihem shumë e emocionuar”, tha Eliona Pitarka. Me drejtues dhe autor Turjan Hyskën programi transmetohet çdo të shtunë në Tv Klan në orën 20:05./tvklan.al