Nis spastrimi i ushtrisë, shkarkohen 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë
Autoritetet turke kanë thënë se në mesin e të vrarëve gjatë trazirave në Turqi, janë edhe të paktën 16 pjesëmarrës të grusht shtetit, ndërsa deri tani janë arrestuar 754 pjesëtarë të forcave të armatosura.
Një zyrtar, që është cituar nga mediat ndërkombëtare, ka thënë se 5 gjeneralë dhe 29 kolonelë janë shkarkuar nga postet e tyre ushtarake.
Gjithashtu është raportuar se gjenerali, Hulusi Akar, që ishte shef i shtatmadhorisë së ushtrisë së Turqisë, është shpëtuar nga një mision shpëtimi me helikopter.
Ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes, u kanë bërë thirrje anëtarëve të shërbimeve të armatosura të shtypin të gjithë ata që kundërshtojnë.
/tvklan.al