Nis studimi për periudhën e “pauzës së njerëzve”
Një ekip shkencëtarësh nga Mbretëria e Bashkuar do të nisë iniciativën për të gjurmuar jetën e egër përpara, gjatë dhe pas karantinës.
Qëllimi i kërkuesve është të studiojnë atë që e quajnë “Antropauza”, mbyllja e përkohshme e aktivitetit të njerëzve, që me shumë mundësi ka pasur një impakt të thellë edhe për speciet e tjera.
Duke matur impaktin, ata thonë se do të zbulojnë mënyra të reja me të cilat mund të ndajmë planetin që sa po vjen e po bëhet më i mbipopulluar.
Shkencëtarët kanë planifikuar hapa urgjentë për të lejuar që të mësohet sa më shumë është e mundur për mungesën e njerëzve në natyrë.
Profesori Christian Rutz nga Universiteti i St. Andrews tha se biologët kanë filluar të masin lëvizjet e kafshëve, të cilave u kishin vendosur pajisje gjurmuese, gjatë pandemisë.
Sipas ekspertëve rezultatet do të na japin mundësinë që të zhvillojmë strategji të reja se si të ndajmë hapësirën në planet, duke përfituar njerëzit dhe jeta e egër./tvklan.al