Nis të përmirësohet situata nga përmbytjet
Fermerët ankohen për dëmtimin e të mbjellave
Situata e përmbytjeve në Shkodër ka filluar të përmirësohet. Aktualisht nën ujë rezultojnë 1775 hektarë tokë.
Fermerët në zonën e Dajçit, thonë se të mbjellat kanë shkuar dëm dhe se kanë nevoja emergjente për rezerva ushqimore për gjënë e gjallë.
Sipas tyre dëmet janë të shumta në sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.
Tv Klan