Nis vaksinimi anti-Covid në Serbi


Nis vaksinimi anti-Covid në Serbi

19:33 24/12/2020

E para e merr kryeministrja Brnabiç

Serbia e ka filluar vaksinimin kundër Covid-19 pasi u kanë arritur vaksinat e para nga kompania Pfizer. E para ka qenë kryeministrja serbe, Ana Brnabiç, e cila ka thënë se më këtë Serbia po nis një proces ofensive kundër virusit korona dhe se ky është fillimi i fundit. Serbët kanë marrë 4875 dozat e para, ndërkaq numri gjatë vitit të ardhshëm pritet të jetë dy milionë dhe do të ketë vaksina të ndryshme, përfshirë edhe atë kineze dhe ruse.

“Është marrëveshje që presidenti të marrë një vaksinë nga kontigjenti tjetër i prodhuesit tjetër sapo të arrijnë. Numrin më të madh do ta marrim nga kinezët dhe besoj se presidenti do ta marrë atë vaksinë”.  

Serbia është bërë një nga vendet e para që ka filluar një proces dhe besohet se ka qenë një prej investuesve në kërkimin e vaksinës. Fillimisht pritet të vaksinohen personat e moshuar dhe punonjësit e emergjencës. Por atë e kanë marrë edhe disa anëtarë të shtabit të krizës.

“Kemi një plan të detajuar për ditët në vijim dhe janë bërë listat e personave të paraqitur. Kushti për shtëpitë e pleqve është që të jenë mbi 65 vjeç”.  

Presidenti serb kishte premtuar se vendi i tij do të ndodhej në 20 vendet e para të botës për të marrë vaksinën. Por edhe numri rasteve pozitive ka shkuar mbi 300 mijë.   

Tv Klan






Të ngjashme