Nis vala e kthimit të emigrantëve, radhë në kufi


Nis vala e kthimit të emigrantëve, radhë në kufi

20:31 03/01/2010

Në ndryshim nga një ditë më parë, kur në pikat kufitare pati një fluks tepër të madh të emigrantëve dita e sotme është paraqitur e qetë. Kështu në doganën e Kapshticës gjatë 24 orëve kanë kaluar rreth 5700 emigrantë dhe 2450 automjete për në shtetin helen.

Në pikën tjetër doganore më të rëndësishme që lidh Shqipërinë me Greqinë, atë të Kakavijës, vetëm në 24 orët e fundit janë larguar nga vendi rreth 10 200 persona dhe 2 200 makina. Nga pala shqiptare është punuar me 11 sportele, por gjatë natës numri është ulur në gjashtë, për shkak të rënies së fluksit.

Në të dyja anët e kufirit është punuar me kapacitete maksimale për të shmangur radhët. Sipas autoriteteve doganore, fluksi më i madh pritet të jetë rreth orës 16:00, që do të vijnë dhe autobuzët me emigrantë.

I lartë ka qenë dhe numri i emigrantëve që largohen për në Itali me anë të portit më të madh në vend, atë të Durrësit.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar 9 200 emigrantë dhe afro 1 950 automjete. Megjithatë radhët nuk janë krijuar, pasi është duke u punuar me kapacitete të plota.

Sipas autoriteteve të policisë kufitare, lëvizja më e madhe e emigrantëve në drejtim të Italise pritet të jetë gjatë fundjavës së ardhshme.

Tv Klan






Të ngjashme