Nis viti akademik për 140 mijë studentë, ende 4 mijë vende bosh
140 mijë studentë kanë nisur vitin e ri akademik, mes të cilëve 20 mijë i përkasin vitit të parë.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zgjedhur Universitetin e Shkencave të natyrës për të ritheksuar se sistemi i aplikuar këtë vit ishte transparent.
Disa prej studentëve të rinj kanë arritur të kapin pas disa raundeve degën e preferuar, ndërsa ka nga ata që janë regjistruar për të mos humbur vitin.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, në universitetet publike janë edhe 4 mijë kuota të lira të cilat pritet të plotësohen me nënraunde deri në datën 27.
Tv Klan