Nis fushata për zgjedhjet e 14 Shkurtit


Nis fushata për zgjedhjet e 14 Shkurtit

08:16 03/02/2021

Fokusi kryesor, rimëkëmbja pas pandemisë

Ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit. Programet zgjedhore partitë politike kryesisht i kanë shpalosur në rrjete sociale ndërsa gjatë ditës janë organizuar edhe tubime të vogla në hapje të fushatës.

Partitë politike në programet e tyre zgjedhore në këto zgjedhje janë fokusuar kryesisht në rimëkëmbje ekonomike pas ballafaqimit gati një vjeçar me pandeminë Covid-19.

Albin Kurti nga LVV është përjashtuar nga gara për deputet me vendim të Gjykatës supreme ndërsa është kandidat për kryeministër. PDK rëndësi i ka kushtuar edhe politikës së jashtme. Derisa AAK synim ka postin e presidentit. Ndërsa ka zgjedhur Prizrenin për hapjen zyrtare të fushatës.

Përfaqësuesi i shoqatës së  personave të pagjetur u ka bërë thirrje të gjitha shoqatave të mos takohen me politikanë gjatë fushatës.

“Unë jo tani, po gjithmonë them larg-larg politikës të gjitha shoqatave të personave të pagjetur. Ne jemi njerëz të cilët i kërkojmë më të dashurit tanë pa dallim. Të cilët kanë humbur dhe nuk e dimë ku janë.

Më 14 Shkurt mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli jolegjitime votën e deputetit Ethem Arifi i dënuar nga gjykata, votë kjo e cila ishte vendimtare për zgjedhjen e qeverisë Hoti.

Tv Klan






Të ngjashme