Nishani: Aspirata e shqiptarëve, anëtarësimi në BE


Nishani: Aspirata e shqiptarëve, anëtarësimi në BE

14:37 02/08/2016

Është hera e parë që një president shqiptar viziton trevat shqiptare të Plavës e Gucisë. I takoi presidentit Bujar Nishani të ishte i pranishëm në tubimin tradicional që u mbajt në Vuthaj të Malit të Zi, ku morën pjesë shqiptarë nga mbarë trevat shqiptare. Kreu i shtetit vlerësoi kontributin e kësaj zone në ruajtjen e traditave kombëtare dhe identitetit shqiptar, duke e mos e fshehur krenarinë për këtë fakt.

 “Thëras me dinjitet dhe krenari, jam shqiptar”

Nishani theksoi se sot të gjithë shqiptarët kanë një qëllim dhe një rrugë, të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe ajo që mund të ofrojnë është modeli i bashkëjetesës dhe harmonisë.

“Le të ndërtojmë të gjithë së bashku një rajon të vlerave, një rajon më human, ku qytetarët jetojnë në paqe e në harmoni me njëri-tjetrin, një rajon ku s’ka vend për urrejtje dhe  padurim ndaj tjetrit, një rajon ku respekti dhe mirëkuptimi të jenë vlera të qytetarisë evropiane.”

Më pas kreu i shtetit ndoqi një koncert festiv me artistë nga të gjitha trevat, një ekspozitë me piktura, si dhe  garat popullore e tradicionale të këtij aktiviteti.

Tv Klan






Të ngjashme