Nishani dekoron 38 martirët e Kishës Katolike
Në një ceremoni të organizuar në pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekoroi me urdhrin e “Flamurit Kombëtar”, 38 Martiret e Kishës Katolike, të cilët u lumnuan nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.
Në emër të Shtetit Shqiptar, presidenti Nishani u kërkoi falje familjarëve të martirëve dhe Kishës Katolike për krimet e komunizmit.
Bujar Nishani, President i Republikës:
E ndiej të nevojshme, që si kryetar shteti, me shumë përulësi tu kërkoj një falje të sinqertë në emër të shtetit që me ka zgjedhur të shërbej si simbol i unitetit kombëtar. Familjareve edhe të atyre që ende nuk u janë gjetur eshtrat, i kërkoj falje Kishës katolike shqiptare që u prek deri në palcë, që u përndoq deri në tre breza duke u internuar padrejtësisht .
Kreu i Shtetit i propozoi Parlamentit që të hartoje një ligj të veçantë për Gjykatën Speciale për rigjykimin e dhënien e pafajësisë për të dënuarit në diktaturë.
Kreu i Shtetit shprehu shqetësimin e rikthimit të simboleve dhe nostalgjikëve të regjimit të kaluar.
“
Dukuria e estetizmit se krimi me emra tingëllues si “Bunk’Art” apo “Shtëpia me Gjethe” nuk duhet të jenë pjesë muzeale e kujtesës, pasi asnjë burg famëkeq i diktaturës nuk është pjesë e saj
”, theksoi Nishani./ TV KLAN