Nishani dekreton datën e zgjedhjeve në Kolonjë


Nishani dekreton datën e zgjedhjeve në Kolonjë

13:24 13/10/2016

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar datën e zgjedhjeve për Kryetar Bashkie në qytetin e Kolonjës, qarku Korçë.

Ky dekret u bë i ditur në faqen e tij zyrtare, ku Nishani ka caktuar datën 20 Nëntor 2016 për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Që prej datës 25 Shtator, kjo Bashkia e Kolonjës ka mbetur pa kreun e saj, pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit Arben Malo.

Ky i fundit ishte përfaqësues i Aleancës së Shqipërisë Europiane për Kryetar Bashkie në Kolonjë, në zgjedhjet e 21 Qershorit, ku dhe u shpall fitues. 46 – vjeçari, baba i dy fëmijëve, ndërroi jetë në banesën e tij, për shkak të një ataku kardiak./tvklan.al

dekreti ok

 





Të ngjashme