Nishani dekreton datën për betimin e Presidentit të ri Ilir Meta
Presidenti në detyrë Bujar Nishani ka dekretuar sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit për betimin e Presidentit të ri më 24 Korrik 2017.
Ilir Meta do të bëjë në 24 Korrik betimin si President i Republikës së Shqipërisë. Më 28 Maj, Meta u votua nga Kuvendi me 87 vota pro dhe 2 kundër në raundin e katërt të mbajtur për zgjedhjen e Presidentit. Ai do të jetë Presidenti i 7 -të i Republikës së Shqipërisë. /tvklan.al