Nishani i jep nënshtetësinë shqiptare çiftit Haradinaj
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar dhënin e nënshtetësisë për Ramush Haradianajn dhe bashkëshorten e tij, Anita Haradinaj.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është arrestuar nga policia franceze në 4 janar të vitit 2017. Ai është arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Ish kryeministri i Kosovës, Haradinaj është duke pritur vendimin nga drejtësia franceze , i cili do të jepet në 27 prill, pasi është shtyrë për disa herë. /tvklan.al