12:18 04/02/2014Presidenti i Republikёs, Bujar Nishani, i cili ndodhet për një vizitë në Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs, u takua me drejtorin Ekzekutiv tё Kёshillit Kombёtar Shqiptaro-Amerikan, Avni Mustafa.Kreu i shtetit bëri njё panoramë tё zhvillimeve të fundit në vend, duke vёnё nё dukje arritjet e deritanishme nё procesin e reformave, vullnetin dhe vendosmёrinё pёr t’i pёrshpejtuar ato.Nishani tha se integrimi evropian ёshtё objektiv strategjik pa alternativё pёr tё cilin ia vlen çdo pёrpjekje dhe sakrificё. Presidenti nёnvizoi gjithashtu se marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në janë shumë të rëndësishme, parësore, strategjike, duke shtuar, nё kёtё kontekst, se roli dhe aktiviteti i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan është i rëndësishëm në tërësinë dhe në rrjedhën pozitive të këtyre marrëdhënieve. Kreu i shtetit ftoi edhe njё herё investitorët nga diaspora të investojnë në Shqipëri.Ndërsa zoti Mustafa kёrkoi nga Shqipёria dhe Kosova qё t`u kushtojnё mё shumё vёmendje pёrfaqёsive tё tyre diplomatike nё Washington dhe organizatave qё punojnё pёr tё lobuar për shqiptarët.